-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Si i futi Berberi në xhep 6 tendera dhe 2.3 milionë Euro

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se kreu i ARRSH, Evis Berberi është arrestuar së bashku me dy biznesmenë, që të gjithë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK thotë se nga hetimet e deritanishme, rezulton që Berberi ka marrë përfitime monetare në të paktën 6 raste duke favorizuar dy kompani për tendera. Biznesmenët e arrestuar janë Valter Begaj dhe Ervis Lame.

Sipas SPAK, Evis Berberi, në cilësinë e ish-drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net-Group” (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “B-Vaal Eng – 1” të kontrolluar prej tij.

Konkretisht, Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë që ka pasur në zotërim indirekt dhe vlera që dyshohet se ka futur në xhep është 2.3 milionë Euro. “Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh” njofton SPAK-u.

 

Vjen njoftimi zyrtar i SPAK-ut: Për çfarë e arrestuam kreun e ARRSH-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit