Një peticion është firmosur nga të dënuarit në burgun e Drenovës të cilët e kanë dërguar në adresë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe atë të opozitës, Gazmend Bardhit. Në peticionin e tyre të dënuarit kërkojnë që të miratohet amnistia penale.
Peticioni është firmosur nga ata të dënuar që kanë përmbushur pjesën më të madhe të dënimit ku thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, për të cilin shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit nga gjykatat. Rreth 50 të burgosur kanë firmosur këtë peticion.