Pak minuta më parë u raportua se është ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja.
Siç bëhet me dije ai është vrarë sapo ka shkelur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Krimi mafioz raportohet të ketë ndodhur me kallashnikov por nuk ka ende asnjë informacion se sa janë autorët ose cilët janë ata.
Vetëm pak larg banesës së tij mësohet se është gjetur e djegur një makinë e cila dyshohet se mund të jetë e autorëve
Gentjan Bejtja ish-punonjës i policisë së burgjeve i ka shpëtuar disa atentateve në të kaluarën. Më i freskëti është ai i korrikut të vitit të kaluar ku po në shtëpinë e tij ju bë një atentat nga 3 persona.
Në këtë atentat humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.
Në lidhje me ngjarjen e asaj kohet u arrestua Valter Bami, kjo pasi ai dhe vëllai i tij kanë pasur konflikte të forta me Gentjan Bejtja, pasi dyshonin se ai mund të tregonte në lidhje me krime të rënda që kishin ndodhur në Fushë Krujë.