Mbrëmjen e sotme një e moshuar është gjetur e pa jetë në banesën e saj në Fier.
Mësohet se 71-vjeçarja e identifikuar me inicialet S.J., jetonte e vetme në lagjen “Liri Gero”.
Kanë qenë banorët e pallatit ku ajo jetonte ata që kanë kontaktuar policinë, kjo pasi ata nuk po mund të kontaktonin më me të moshuarën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.