Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Bardhi shprehet se rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit.
Ai shton se anarkia krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024.
“Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.
Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm.
Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024″ shkruan Bardhi.