Mësohet se është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij Gentjan Bejtja.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë në fshatin Larushk, ku raportohet se vrasja është kryer me armë zjarri kallashnikov ndërkohë që viktima sapo kishte shkelur në oborrin e shtëpisë së tij.
Ish-policit të burgjeve i bënë atentat në korrik të vitit 2023, po në shtëpinë e tij ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët.