Forca të shumta policia kanë ‘rrethuar’ Sukun ku dyshohet se ndodhet Erjol Hato, një person i njohur si një mik i ngushtë i Ervis Martinajt.
Bëhet me dije se në këtë zonë është parë makina e tij çka ka bërë që policia ti vihet nga pas ‘këmba këmbës’.
Hato është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes Metamorfoza.
Ai është një person me rekorde të shumta kriminale. Hato ka qenë i përfshirë në masakrën në një lokal ne zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, mbeti i plagosur vetë Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.