Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vrasjen mafioze në Fushë Krujë, ku u ekzekutua brenda banesës së tij Gentian Bejtja.
Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një ngjarje e rëndë për sigurinë e vendit dhe sigurinë publike. Teksa shton se sektori i policisë punohet me propagandë e shfaqje nga qeveria dhe jo me seriozitet.
“Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.