-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Gentian Bejtjas, Salianji: Triumf i bandave, policia e paaftë të luftoj krimin

Kryesoret

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vrasjen mafioze në Fushë Krujë, ku u ekzekutua brenda banesës së tij Gentian Bejtja.

Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një ngjarje e rëndë për sigurinë e vendit dhe sigurinë publike. Teksa shton se sektori i policisë punohet me propagandë e shfaqje nga qeveria dhe jo me seriozitet.

“Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.

Edhe në këtë sektor të qeverise punohet me propogandë e shfaqje, dhe jo me seriozitetin e analizën e duhur që kerkon lufta ndaj krimit.
Drejtues policie dhe polici që kap në kohë rekord e dhunojne të rinj që protestojnë për demkokraci e nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorrin , ku si vrasja e sotme dhe ngarjet e rënda kanë ndodhur të përsëritura këto ditë!” shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit