-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7-katëshi çoi në pranga 11 zyrtarët/ Gjykata rrëzon Prokurorinë: Arrestime të paligjshme

Kryesoret

Ditën e sotme u mbajt seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 8 zyrtarëve të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të arrestuar për shpërdorim detyre.

Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Mikel Hysometaj, deklaroi si të paligjshme arrestimet dhe ndryshoi masën e sigurisë ë kërkuar nga Prokuroria për 6 nga të arrestuarit.

Prokurorja Silvana Belishta kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papa, zyrtare e ASHK dhe Manushaqe Saliko ish-zyrtare e IKMT, të ndaluara nën të njëjtën akuzë.

Po sot Gjyqtari Hysometaj ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit, ndërsa për 2 i ka lënë në “Arrest shtëpie”. Me këtë masë janë lënë vetëm Stroka dhe Lika. Praktikisht Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT.

Ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar dhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima ndërsa seanca për masën e sigurisë ndaj tij do të vendoset ditën e hënë.

Një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës ka qenë shkaku i 11 urdhër ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit