-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në gjendje të rënduar psikologjike, 60-vjeçari i jep fund jetës me 3 kokrra fotoksinë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal, ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke pirë 3 kokrra fotoksinë.

Viktima Irfan Çela, është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e tij në banesën ku jetonte dhe është dërguar drejt Spitalit Rajonal Berat. Gjendja shëndetësore e 60-vjeçari ishte tepër e rënduar nga helmi dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të parandaluar tragjedinë.

Ai ka ndërruar jetë rreth orës 13:00, disa minuta pas mbërritjes në spital. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morg, ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Burimet bëjnë me dije se Irfan Çela jetonte i vetëm, që prej ndarjes nga gruaja disa vite më parë, gjithashtu mësohet se prej disa kohësh ai kishte shfaqur probleme psikologjike. Ky është dhe shkaku që besohet se e ka shtyrë atë drejt pirjes së helmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit