Matja e kostos së korrupsionit shpesh konsiderohet të jetë një pjesë e domosdoshme e përcaktimit të mënyrës se si te luftohet korrupsioni. Vështirësia e matjes qëndron te realiteti se si duhet të llogaritet sa me afër demit faktik per te justifikuar koston e zbatimit të masave kundër korrupsionit dhe për të treguar se ku duhet te jetë fokusi i masave kundër korrupsionit.
Pse edhe njëherë per te analizuar dhe diskutuar per koston e korrupsionit?
Korrupsioni po na grabit të ardhmen pasi po zhbën te tashmen!
Pyetjes lidhur me koston e kësaj sëmundjeje që po mban peng mirëqenien dhe zhvillimin e vendit ekspertet e ALTAX i kane kushtuar vëmendje dhe e kane analizuar ne vitin 2022 duke e konstatuar si një nga bizneset me fitimprurëse te qeverisë dhe opozitës së bashku me grupin e bizneseve përreth tyre, por që i kushtonte ekonomisë se vendit deri 515 milion euro ne vit, me tendence rritëse.
Me kalimin e viteve tashme kostoja e korrupsionit duket se nuk është ulur, madje është rritur me shume se edhe vete rritja e të ardhurave të buxhetit. Për më shumë kliko KËTU /ALTAX