-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë i arrestuar për vrasjen me 30 plumba brenda shtëpisë

Kryesoret

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë dy ditë më parë. Vrasësit dyshohet se ishin me pagesë. E qëlluan sapo ka dalë nga banesa drejt serës në oborrin e vilës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Ish-polici është qëlluar nga një distancë e afërt me 30 plumba kallashnikovi, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kapur në trup dhe fytyrë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Vrasësit janë larguar nga vendngjarja me një makinë fuoristradë, të cilën më pas e kanë djegur në fshatin Hasanaj. Mjeti dhe targat rezultuan të vjedhura në Shkodër vitin e kaluar.

Në makinën e shkrumbuar janë gjetur edhe 4 kallashnikovët e përdorur për të eliminuar Bejtjan. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Snajperi dhe pistat/ Vrasjet e bujshme ku kishte ‘gisht’ Bejtja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit