Donald Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, e përshkroi votimin e ardhshëm si një pikë kthese në historinë e vendit, madje duke paralajmëruar “masakrën”.
“5 Nëntori do të jetë data më e rëndësishme në historinë e vendit tonë” tha ish-presidenti amerikan gjatë një aktiviteti të fushatës së partisë së tij në Vandelia, Ohio, katër ditë pasi siguroi matematikisht nominimin e partisë.
Duke shigjetuar Biden, ai tha se në pushtet janë “djem të paaftë” që po e çojnë vendin drejt greminës. “Nëse nuk zgjidhem, do të ketë masakër në vend” vazhdoi Donald Trump, duke vendosur në dukej një situatë ekonomike që sipas tij po përkeqësohet me shpejtësi.
Ai u përqendrua veçanërisht në ato që ai i përshkroi si kërcënime për industrinë amerikane të automobilave, të cilat sipas tij do të neglizhohen nëse zgjidhet Joe Biden.