-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Lëvizte me mjet të blinduar pa leje, bllokohet makina e Leonard Gjekës

Kryesoret

Është gjobitur dhe bllokuar auromjeti i Leonard Gjekës.
Ai është ndaluar pasi ka qenë duke lëvizur me mjet të blinduar pa autorizim në Shkodër.
DVP Shkodër

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit