-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paqe në Kuvend, Dash Sula: Kjo ishte loja! Pakti në Tiranë, tymi plasi në Sazan

Kryesoret

Kjo e hënë nisi mbarë për politikën shqiptare. Shumica dhe opozita pas pesë muajsh luftë në Kuvend u ulën bashkë në komisionin e Ligjeve pas marrëveshjes ku PS i dha pakicës dy komisione hetimore dhe të drejtën për veton për reformën zgjedhore. Por deputeti Dash Sula tha se kjo është hipokrizi.

Pas pesë muajsh për të folur për procedurë është mëse normale. Për kthimin në normalitet të komisionit të Ligjeve ndihem më shumë sesa i lumtur. Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë përgjatë këtyre pesë muajve dhe të vijmë këtu dhe të fshijmë historinë e këtyre pesë muajve, kur kanë ndodhur gjëra shumë të rënda për funksionimin e parlamentit. Marrëveshja për mua është “Fake” e pastër.

Cfarë marrëveshje kemi arritur? Atë që i takon opozitës? Cfarë kërkoi opozita, vec ngritjes së komisioneve hetimore dhe zgjedhore? Cfarë bëri shumica, ndryshuat ligjin për komisionet hetimore dhe sot kemi një ligj që nuk ka asnjë vlerë për të ngritur komisionet hetimore për të hetuar ato që ka kërkuar opozita. Unë nuk mund të jem hipokrit, ky është normalitet i rremë. Do ta mbyll me një shprehje. “Kjo ishte loja. Marrëveshja ishte në Tiranë dhe tymi plasi në Sazan” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit