-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manaj rikthehet me shkëlqim: Jam gati për Europianin

Kryesoret

Miqësorja e Kombëtares shqiptare me Kilin në 22 mars po afron e 3 ditë pas saj ajo ndaj Suedisë.

I rikthyer të veshi fanellën e Kombëtares, Rey Manaj u shfaq sot në konferencën për shtyp ku u shpreh optimist në prag të këtyre takimeve.

A jeni më i motivuar me rikthimin pasi jeni në Euro 2024?

Ekipin e gjej shumë mirë dhe është emocion të rikthehesh pas 1 viti e gjysmë. Besoj se të gjithë lojtarët janë të motivuar, pasi Europiani është diçka e madhe. Tifozët dhe familja, të gjithë e presin  këtë kompeticion.

Sa shance ke për t’u grumbuluar në 23-shen e europianit? 

Ishte një vit i vështirë dhe isha i dëmtuar. Hyra para në fushë edhe pse mjekët ma ndaluan. Tani jam shumë mirë dhe po bëj maksimumin tim. Është trajner ai që vendos. Me mendjen time jam gati për Euro, por do të jetë trajneri që do të vendosë.

Si erdhi ndryshimi?

Çelësin se di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë, duhet të stërvitesh shumë dhe të punosh, të marrësh formën ishte kryesorë dhe faza përgatitore në Turqi më bëri shumë mirë. Varet edhe situatat ku ndodhesh, duhet të jesh i fortë për të kaluar këto momente.

Kur e kuptove se do jesh në kombëtare?

Ftesa do të vinte po të bëjë mirë. Tani që kemi Europianin e dytë për vendin tonë, kemi mundësintë të tregojmë çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Çfarë ke biseduar me Sylvinhon?

Kam pasur gjithmonë komunikim dhe trajneri ka ardhur edhe në Londër për të më takuar. Po bëj shumë mirë te Sivasspor dhe tani kemi mundësi të tregojmë vetën në këto dy miqësore dhe jemi shumë të kënaqur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit