Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ndërkaq ndër temat që do të diskutohet do të jetë çështja e dinarit.
Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi, ndërkaq pjesëmarrja në takim është konfirmuar edhe nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.
Lidhur me ndalimin e dinarit serb të hënën ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.
Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ka pajtueshmëri, transmeton Telegrafi.
“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit”, tha ajo.
Presidentja deklaroi se është shumë pozitive që ndërkombëtarët pajtohen të ketë ndalim të qarkullim të dinarit në Kosovë.