-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifra rekord për investimet e huaja por investitorët ‘zhduken’, të fundit në rajon për interesin

Kryesoret

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik.

Edhe për 9 mujorin 2023, kur janë të disponueshme të dhënat, që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja kanë vijuar tendencën rritëse, duke arritur në 1.1 miliardë euro.

Rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, më pas renditet industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht shifrës së lartë të deklaruar vendit duket se i mungojnë investimet e mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç po ndodh p.sh. në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut.

Realisht, Shqipëria jo vetëm që është më pak tërheqëse për tërheqjen e investimeve te huaja reale, por dhe interesi për të është ulur ndjeshëm.

Sipas Indeksit* Global të Mundësive 2024” (GOI), Shqipëria është vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar. Vendi ynë është përkeqësuar me 6 vende krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 73, shumë më poshtë vendeve të rajonit.

E renditur në vendin e 67, një përkeqësim me 7 vende ka pësuar Shqipëria, në “Standardet dhe politikat ndërkombëtare”, që kanë të bëjnë me faktin se sa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar, patentat dhe markat tregtare, taksat dhe rregulloret./Monitor

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit