-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin sërish President, Blinken: I privoi popullit rus zgjedhje të lira

Kryesoret

Vladimir Putin festoi fitoren e tij të 25-të në krye të Kremlinit.

Ai premtoi se Rusia do të kthejë kufijtë që ka pasur në 1945.

Por këto zgjedhje patën shumë kritika sepse nuk u quajtën as të lira dhe as të ndershme.

Bashkëshortja e ish-liderit opozitar rus, Alexei Navalny është shprehur në rrjetet sociale se Putin nuk është presidenti legjitim i Rusisë. Yulia Navalny i bëri thirrje kancelarive Perëndimor që të mos e njohin Putinin si President.

Një reagim ka ardhur edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i cili tha se Putin iu mohoi rusëve zgjedhjet e lira.
‘Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces demokratik transparent dhe të lirë’, tha Blinken.

‘Ato u zhvilluan në një kontekst të shtypjes intensive të zërave të pavarur opozitarë dhe të burgosjes, vdekjes apo internimit të gjithë opozitës së vërtetë politike’, shtoi sekretari amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit