Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Rreth orës 03:00, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banese dykatëshe.
Sipas të dhënave të para, shtëpia ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij sulmi me eksploziv.









