Gjykata ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg ish-zyrtaren Alda Klosi.
Dënimi i saj vjen pasi shuma e parave që ju vodh nga pastruesja Rozeta Dobi, 500 mijë euro nuk mund të justifikohet në mënyrë të ligjshme. Ajo ka përfituar gjykim të shkurtuar duke u reduktuar në 20 muaj burg.
Është dënuar gjithashtu dhe pastruesja Rozeta Dobi, ajo ka marrë dënimin me 7 vite burg, i reduktuar në 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënohet me 3.4 vite.