-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U blenë me Lekë droge, konfiskohen apartamente dhe garazhe

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës konfiskon pronat e dy vëllezërve Duraku në kryeqytet të cilët akuzohen se e kanë vendosur pasurinë mbi trafikun e drogës në Angli. Konkretisht janë sekuestruar;

– Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;

– Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;

– Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe

– Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë Vasil dhe Selami Duraku janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.

Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit