Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, të planifikuara të luhen në fundin e marsit.
Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka grumbulluar skuadrën dhe dje është mbajtur edhe seanca e parë stërvitore.
Atmosfera në kombëtare është mjaft pozitive.
Siç shihet në video, futbollistë si Seferi apo Bajrami nuk hezitojnë t’ja marin valles.
“Gjejeni pak kush e kapi Prime-n sot”- shkruan Federata Shqiptare e Futbollit në përshkrimin e videos.