Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Gazment Bardhit, i cili sot tha se me vendim grupi është rezervuar një karrige në komisione për një nga “mbështetësit e Bashës”.
Nga takimi që Basha zhvilloi me demokratët në Durrës tha se nuk është qëllimi karrigia, por listat e hapura, votimi elektronik dhe vota e diasporës.
“Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Merreni karrigen edhe… Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij.
As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë. S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund.
Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.