-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Qeveria mbyll Albcontrol duke harruar 5 miliardë lekë kredi të taksapaguesve

Kryesoret

Me një projektligj, qeveria vendosi të “prishë pa e kaluar në likujdim”, kompaninë Albcontrol, të cilës i ka dhënë deri më sot 5 miliardë lekë kredi nga paratë e taksapaguesve. Projektligji nuk sqaron se si ky borxh do të mund t’i rikthehet kredidhënësve.

Qeveria shqiptare ka vendosur të “prishë” kompaninë e shërbimeve të fluturimeve ajrore Albcontrol sh.a., dhe të krijojë një entitet të ri në vend të tij, një vendim për të cilin zyra e kryeministrit nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për koment por që duket se lidhet me bllokimin e llogarive të Albcontrol sh.a. në Belgjikë me kërkesë të Francesco Becchettit dhe kredive me vlerë 5 miliardë lekë që qeveria i ka dhënë kompanisë nga paratë e taksapaguesve.

Manovra, e cila nuk shpjegon se si paratë e bllokuara gjatë viteve 2021,2022 e 2023 dhe që arrijnë në dhjetëramilionë euro, do të mund të zhbllokohen dhe as nëse kredia prej 5 miliardë lekësh do të mund apo jo t’u kthehet taksapaguesve. Gjithsesi, projektligji, i publikuar së fundmi në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, thotë se të ardhurat e agjencisë zëvendësuese të Albcontrol do të duhet të “përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostove”, një hile juridike që, sipas relacionit, nënkupton se këto fonde do të jenë imune përkundrejt kërkesave për bllokim.

Projektligji është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Transformimi i Albcontrol Sh.a. në agjenci duket se përbën njëkohësisht edhe një faliment të pashpallur të kompanisë nën pronësi publike, llogaritë e së cilës janë bllokuar që prej tre vjetësh dhe të ardhurat e së cilës duket se janë konfiskuar nga sistemi gjyqësor belg për shkak se qeveria shqiptare refuzon të paguajë një gjobë gjyqësore që i ka vendosur një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi për sekuestrimin nga qeveria Shqiptare të aseteve të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti. Për më shumë kliko KËTU

/BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit