Ish-futbollisti Dani Alves është liruar nga Gjykata e Barcelonës ditën e sotme. Ai ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj për përdhunim.
Mediat spanjolle ka zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian.
Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë euro. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.