Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca ka komentuar deklaratat e të dërguarit të SHBA-ve Gabriel Escobar, i cili javën e kaluar tha se ndërkombëtarët janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës.
Deklaratë në të cilën Konjufca ka përjashtuar Britaninë e Bashkuar, pasi siç deklaroin ai Kosova dhe Britania kanë një raport të shkëlqyer.
“Unë nuk mund të them ashtu në mënyrë universale, me i futë të gjitha shtetet. Për shembull unë mendoj që me Britaninë e Madhe kemi raport të shkëlqyeshëm”, tha Konjufca.
Ai përmendi vizitën e ish-kryeministrit britanik, kryediplomatit të tanishëm, David Cameron në Prishtinë në fillim të vitit. Ajo tha se ishte më e mira ndonjëherë për Kosovën.
“Mendoj që vizita e Sekretarit të Jashtëm, ish-kryeministrin Cameron, ishte vizita më e mirë e jashtme që e ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës pas pavarësisë. Njëra prej vizitave më të fuqishme që më kujtohet mua prej vitit 2008: me mesazhe shumë të qarta për Serbinë, me mbështetje të parezervë për shtetin e Kosovës”, tha ai.
Për dallim prej diplomatit amerikan Escobar, që sipas Konjufcës po e shtyn konceptin e emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili, siç thotë kryeparlamentari, është në anën e Serbisë, te britanikët thotë se nuk është e njëjta.