-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vizitës në Shqipëri, Todd Robinson mbërrin në Kosovë

Kryesoret

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ndodhet për vizitë në Kosovë.

Ai ka arritur në Kosovë më 20.03.2024 në mëngjes.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson! Sot në mëngjes, rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit