Finlanda është vendi më i lumtur në botë sipas raportit më të fundit të realizuar nga OKB-ja.
Ky është viti i shtatë radhazi që Finlanda kryeson.
Kosova renditet në vendin e 27-të duke qenë vendi më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Serbinë që renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në të 76-tin dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84-ët.
Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë duke u renditur e fundit nga 5 vendet e ballkanit.
Amerika renditet në vendin e 24, Gjermania në vendin e 25 dhe Franca në vendin e 27-të.