Ish-Presidenti Bamir Topi i është bashkuar Lulzim Bashës. U shfaq sot në një tryezë të organizuar nga Basha për sistemin zgjedhor. Topi foli për kohën që u miratuan ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 kur ishte President.
“Ajo që ndodhi në Prillin e vitit 2008. Erdhi shumë shpejt pas një ngjarje tragjike, shpërthimi i Gërdecit. Kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një shumicë në hall, përgjegjësinë dhe për uljen e kredibilitetit.
Papritur vijnë komunikime të nëndheshme të një marrëveshje okulte, që paralajmëronte një shpërthim tjetër në themelet e Kushtetutës së shtetit.
Pas komunikimeve të nevojshme, pashë që ishte një mur i lartë, i ndërtuar nga njeriu në hall dhe tjetri që aspironte të ndërtonte pushtetin e tij të ardhshëm në atë dramë që po konsumohej. Paralajmërova se cfarë do të vinte pas këtij ndryshimi.
Në betejë duhet të zhvillohet një betejë e ashpër, nuk po them e dhunshme. Ajo që pamë është ushtrim presioni për të arritur një pazar të ri. Zoti Basha ka ardhur koha që në parlament të fliten të vërteta të mëdha” tha ai.