-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Gentjan Bejtjas, dalin emrat e të arrestuarve, Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtja disa ditë më parë në Larushk të Fushë Krujës. Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Dinamika 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë.

Pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itirerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Dinamika dhe arratisja! Dy në pranga, kush e vrau Bejtjen? Policia: Arrestuam një autor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit