-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: NATO pa SHBA-në nuk do ekzistonte, të tjerët të ‘luajnë drejtë’

Kryesoret

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump disa ditë më parë dha deklaratën se nëse ai fiton zgjedhjet atëherë do të tërhiqet nga NATO. Një deklaratë e cila u morr si kërcënim nga shumica e vendeve anëtare duke marrë parasysh se në fjalën e tij shtoi dhe detyrimet të cilave shumë vende të Aleancës i shmangen.

Këto deklarata janë zbutur po nga Donald Trump, i cili për ‘GB News’, tha se SHBA do të qëndrojë në aleancën ushtarake dhe do t’i vijë në ndihmë një anëtari të bllokut nëse ata sulmohen, për aq kohë sa vendet e tjera “luajnë drejt”.

“NATO duhet ta trajtojë SHBA-në me drejtësi, sepse nëse nuk është për Shtetet e Bashkuara, NATO fjalë për fjalë as nuk ekziston”, tha Trump.

Sipas nenit 5 të traktatit të anëtarësimit të NATO-s, ata brenda aleancës janë të detyruar të ndihmojnë vendet e tjera anëtare nëse sulmohen nga një komb armiqësor.

Kur u pyet nëse SHBA nën udhëheqjen e tij të ardhshme të mundshme do ta përmbushin këtë angazhim, Trump tha: “Po. Por ju e dini, Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë pjesën e duhur, jo pjesën e drejtë të të gjithëve. Ne kemi një oqean në mes të disa problemeve… ne kemi një oqean të madh, të bukur, NATO është më e rëndësishme për vendet evropiane, ata do të përfitojnë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit