Federata Shqiptare e Futbollit ka sjellë njoftimin se të gjithë tifozët shqiptarë që kërkojnë të shohin ndeshjen miqësore Suedi-Shqipëri mund të vazhdojnë blerjen e biletave në sektorët 120-121.
Për shkak të interesimit të lartë biletat për 4 tribunat në dispozicion ajanë shitur të gjitha.
FSHF ka rënë dakord me Federatën Suedeze të Futbollit që të hapen 2 sektorë të tjerë për të gjithë tifozët e interesuar që kërkojnë të ndjekin ndeshjen live.
Ndeshja Suedi-Shqipëri do të luhet në 25 mars në orën 19:00.
FSHF njofton se biletat do të shiten në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri