Ulet grupi i Berishës, ngrihet i Lulzim Bashës. Kryetari i PD-së u rikthye në Kuvend dhe bllokoi seancën duke u përjashtuar. Jashtë seancës tha se marrëveshja sapo ka hapur merkaton që dëmton vetëm shqiptarët.
“Kisha një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepet koha e duhur për t’u përgjigjur akuzave për listat e hapura dhe të tjerat. Sot fillon merkato. Sot ishte fundi i një përpjekje transparente. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve një format që i shërben një gushti të ngushtë.
Beteja nuk mbaron këtu, demokracia është një betejë në zhvillim. Ne do u drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Marrëveshjet në politikë nuk janë mëkat, por duhet t’i qëndrojnë një testi, cfarë përfiton publiku? Kjo marrëveshje dëmton interesat e publikut” tha ai.