Parlamenti ka miratuar sot ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.
Janë miratuar :Projektvendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.
Projektvendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.
Komisioni hetimor per koncensionet ne shendetesi u votua nga Parlamenti me 95 vota pro dhe 1 abstenim.
Ndërsa Komisioni Hetimor për sitemin TIMS u votua me 96 vota pro dhe 1 abstenim.
Erion Braçe ka abstenuar tek Komisioni Hetimor për hetimin e koncesioneve në shëndetësi.
Ndërsa Petri Koçi ka abstenuar te Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.