Policia në Itali ka gjetur dhe ka sekuestruar 31 kg kokainë.
Droga ishte vendosur brenda një makine që drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Godo.
Policia e ndoqi dhe më pas ndaloi burrin, i cili, siç raportohet fillimisht u mbyll në makinë, duke i rezistuar arrestimit, për t’u rrethuar nga ushtarakët të cilët më pas e shoqëruan atë në selinë e Guardia di Finanza të Ravenës.
Përveç sekuestrimit të 27 tullave kokainë, me vlerë mbi 3 milionë euro, ushtarakët sekuestruan edhe dy telefona dhe makinën e 40-vjeçarit.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta, burri punonte si bojaxhi shtëpie dhe kishte një precedentë të pastër kriminal.