-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rithemelimi në Has, Salianji: Edi Ramës po i vjen fundi

Kryesoret

Ditën e sotme Rithemelimi ka shkuar në Has për një takim elektoral me qytetarët dhe demokratët e zonës. Hasi është një nga bashkitë ku Rithemelimi ka arritur të korrë fitoren.

Gjatë fjalimit deputeti Ervin Salianji foli për keqqeverisjen e Ramës duke përmendur edhe shpopullimin si një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë dhe mbi të gjitha të Hasit.

“Shqipëria është në ditë të vështira por ne jemi në fund të tyre.
Jemi në fundin e Edi Ramës.
Ju jen shembulli konkret i largimit të qytetarëve nga vendi.
Më shumë hasianë ka në Londër se sa në Has, apo jo?  Nëse është sukses i madh që është boshatisur Shqipëria, askush nuk bie dakort me këtë” u shpreh Salianji.

Gjithashtu deputeti foli edhe për fitoren e opozitës ndaj pushtetit të Ramës duke theksuar se ai po zotëron çdo institucion por me opozitën nuk ja doli. Këtë sukses ai ia atribuon demokratëve.

“Edi Rama e ka mbyt sistemin qarkullon po të njëjtit njerëz dhe çdo institucion e ka nën  sqetull.
Të gjitha të tjerat i ka kapur, por opozitën jo.
Ka ardh dita ta themi ja ku jemi sot, opozita shpëtoi, jemi më të bashkuar më të pavarur për ti shërbyer qytetarëve dhe demokratët.
Merita është e juaja. Opozita është në këmbë falë jush.” tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit