15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria e treta në botë për aplikimet për azil

Kryesoret

Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

Ritmet e rritjes ekonomike janë të krahasueshme apo dhe më të larta sesa rajoni. Vendi po kthehet në një destinacion turistik, me hyrjet e të huajve që po rriten me ritme dyshifrore., të tërhequr nga çmimet e ulëta, bukuritë e shumta natyrore e trashëgiminë historike.

Ndonëse ritmet e ikjes u ngadalësuan disi në vitin 2023, sërish mbeten tepër të larta, në një vend që sot zyrtarisht ka rreth 2.7 milionë banorë, por të saktë këtë shifër do të tregojë vetëm censi, që pritet të publikohet në qershor.

Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil nga të gjitha shtetet, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë përkatëse tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë.

Në vend të parë është Siria, një shtet që prej vitesh po vuan pasojat e luftës civile. Ky shtet kishte 874 aplikime për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në 2023.

Shteti i dytë është Gjeorgjia, që kishte 668 aplikime për azil në BE për 100 mijë banorë. Gati gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, të ndjekura nga Franca dhe Italia.

Kosova u rendit e 12-a në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Aplikimet për azil pritet të shtohen ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE-së./MONITOR

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit