Situata në Haiti nuk është aspak e qetë megjithatë negociatat për krijimin e një qeverie të përkohshme janë duke përparuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të qytetarëve të këtij vendi.
Autoritetet thanë se shtetrrethimi gjatë natës, i cili është shumë i vështirë për t’u zbatuar në praktikë është zgjatur deri të shtunën.
🇭🇹🇭🇹🇭🇹🇭🇹 pic.twitter.com/alTf2TaTfA
— Enock ARISMAT🇭🇹🤔🇭🇹🎤🖋📝 (@arismateno) March 20, 2024
Vendi i Karaibeve nuk ka pasur parlament dhe asnjë president, që nga vrasja e Jovenel Moise në korrik 2021.
Haiti ka mbajtur zgjedhje që nga viti 2016. Kryeministri Ariel Henry, të cilin Presidenti Moise e kishte emëruar pak para vrasjes së tij, supozohej të largohej në fillim të shkurtit, por vendosi të qëndrojë.
Ai nuk ishte në gjendje të kthehej në vendin e tij pas një udhëtimi në Kenia dhe më në fund ra dakord të jepte dorëheqjen më 11 mars.
The United States of America has begun evacuating its citizens from Haiti by helicopter because of the unrest in that country, the State Department announced. pic.twitter.com/3EdeLpve4F
— S p r i n t e r F a c t o r y (@Sprinterfactory) March 20, 2024