“Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Një ndër ta është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima që dikur ka deklaruar “unë jam një grek i lindur në Shqipëri”.
Dhima është zv/ president i Federatës Botërore të peshëngritjes. Përveç Pirro Dhimës mund të vendosë në listë edhe Fredi Belerin, pasi sipas këshilltarëve të tij do të mund të përqendrojë më shumë vota nga ekstremi i djathtë.