-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do mbushnin Shkodrën me ‘jeshile’, kapen ‘mat’ dy të rinjtë, armë gjahu me vete

Kryesoret

Një operacion policor në Shkodër i koduar “Gjurmimi” ka çuar në sekuestrimin e afërsisht 1100 fara kanabisi, 1 arme gjahu, 20 fishekëve, 2 radiove si dhe 1 automjeti. Në pranga kanë përfunduar 2 persona, njëri prej tyre kishte farat e kanabisit ndërsa tjetri mbante në shtëpi pajisjet e tjera.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit A. D., 34 vjeç dhe L. Gj., 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit