-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfatë pa kritika, FSHF bllokon komentet në Instagram

Kryesoret

Në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas, Kombëtarja shqiptare pësoj një humbje 3-0 ndaj Kilit, një disfatë e përjetuar para 13 mijë tifozëve kuqezi që kishin mbushur stadiumin italian.

Një performancë e cila lë shumë për të dëshiruar dhe që vuri në pah pikat e dobëta të Kombëtares, të cilat i pranoi dhe vet trajneri Sylvinho pas ndeshjes. Tekniku brazilian i shpreh se asgjë nuk u bë mirë dhe se Kombëtarja duhet të luajë gjithnjë në nivele të larta. Fjalë të cilat lanë shijen e një autokritike dhe thirrjen për tu ‘zgjuar’ pasi Europiani është afër.

Por nëse në mes të një disfate trajneri kritikon lojën luajtur nga lojtarët, të njëjtën gjë nuk ka pranuar të bëjë Federata Shqiptare e Futbollit, duke nxjerrë në pah një aspekt negativ pas një disfate.

FSHF ka zgjedhur të mbylli komentet në faqen zyrtare në Instagram pas humbjes së djeshme.

Kjo mesa duket duke ndaluar tifozët të shprehin mendimin e tyre për sfidën e humbur 0-3. Mendime që mund që mund të ishin kritike apo dhe mbështetëse.

Siç shihet në foton e publikuar nga FSHF ku tregohet rezultati i sfidës, komentet janë të bllokuara.

Gjë e rrallë po të merret parasysh se që pas kualifikimit në Euro 2024, federata ka përdorur shpesh rrjetet sociale për të treguar suksesin e Kombëtares, dhe tifozët gjithnjë kanë ndërvepruar me komente apo ripostime. Në rast disfate duket se situata ndryshon!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit