-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kampionatet pushim! Angli-Brazil dhe Francë-Gjermani, sfidat që ‘ndezin’ mbrëmjen

Kryesoret

Ligat kryesore të futbollit Europian kanë hyrë në fazën e ‘pushimit’ me ndeshjet e Kombëtarëve që marrin podiumin e vëmendjes. Disa për të siguruar një vend në kompeticionet e kësaj vere, e disa të tjera për të përforcuar përgatitjet e ekipit me sfida miqësore.

Mbrëmjen e sotme dy përballje tërheqin më shumë vëmendjen, më saktë dy supersfida midis gjigandëve të futbollit botëror.

Anglia dhe Brazili do të ndeshen mbrëmjen e sotme në Wembley. Një nga përballjet më të spikatura në arenën e futbollit pavarësish se është thjeshtë një miqësore.

Shumë tifozë të Anglisë shpresojnë të shohin disa nga debutuesit që bëjnë paraqitjet e tyre të para për Tre Luanët.

Trajneri Gareth Southgate që shpërbleu lojtarë si Anthony Gordon, Jarrad Branthwaite, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo me thirrjet e tyre të para për Kombëtaren A.

Më e nxehtë është situata tek 5 herë Kampionët e Botës, Brazili vjen nga një klimë aspak e qetë me 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, duke rrezikuar dhe rrezikuar kualifikim për në Kupën e Botës 2026.

Një klimë jo komode dhe një fitore mbrëmjen e sotme në Wembley mund të rikthejë entuziazmin në Kombëtaren Braziliane.

Përballja tjetër do të jetë midis dy skuadrave favorite për të fituar Europianin.

Franca do të pres në shtëpi Gjermaninë. Sfida do të luhet në 21:00 në Lion. Një provë force për të dy trajnerët dhe djemtë e tyre në një sfidë të nivelit të lartë.

Djemtë e Didier Deschamps ishin pothuajse të paprekshëm në kualifikimet e fundit duke siguruar 7 fitore dhe 1 barazim , ku ndër të tjera kanë vetëm 1 humbje që nga disfata e hidhur në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Për Gjermaninë ndërkohë kjo shihet si një mundësi për të rregulluar rezultatet e tyre dhe për të qetësuar tifozët para Europianit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit