Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.
“Për të ardhmen, synojmë përdorimin e thëngjillit në mënyrë më të përgjegjshme me theks të veçantë te gazifikimi i tij, dhe po e shqyrtojmë mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, tha Kurti.
Qeveria në detyrë është përballur me thirrje të vazhdueshme, nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, për të hyrë në projektet e gazit amerikan.









