Policia italiane ka arrestuar 2 vëllezër shqiptar që akuzohen për tentativë vrasjeje.
Nga kjo tentativë ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur djalin.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.
Ajo çka vërtetoi provat për 2 shqiptarët ishin pamjet e kamerave dhe thika që u gjet në vendngjarje.