-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën hetim nga SPAK, reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës: Po më baltosni familjen por…

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla ka reaguar në rrjetet sociale pasi u mor nën hetim nga SPAK për shkak se të kallëzimit nga Partia Demokratike.

Memolla dyshohet se ka dhënë dy herë dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, ndërsa mes të dëmshpërblyerve janë njerëz të afërt të tij dhe qytetarë.
Ai është shprehur se edhe pse ndaj figurës së tij është hedhur baltë nuk ka dalë hapur kundër tyre pasi nuk ka frikë t’i përgjigjet drejtësisë.

Postimi i plotë:
Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim.
Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.
Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata.
Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë.
Me respekt,
Edison Memolla

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit