A i ka thene kryeministrit te Shqiperise ndonje keshilltar jugosllav, nga ata qe mban me teprice rreth vetes, se Ricard Grenell, ortaku i Jared Kushnerit, qe do marrin sebashku nga kryeministri ishullin e Sazanit dhe do investojne atje, (disa thone paret e arabeve, disa thone paret e Serbise), paguhet nga Serbia 100 mije dollare ne muaj, sipas analistit dhe historianit te njohur serb Dushan Janjic?
Nuk di nese i kane thene kryeministrit te zene gjithe diten me podcaste, me fb dhe me rrjete sociale, se presidenti i Serbise Vucic e ka dekoruar Grenellin ne 25 tetor 2023 me “Urdherin e Flamurit Serb” te klasit te pare, per sherbime te posacme ndaj Serbise.
A i kane thene kryeministrit te Shqiperise keshilltaret e tij ligjore se Kushtetuta e detyron ate qe te marre lejen e parlamentit para se te shprehe gatishmerine publike per t’i dorezuar sovranitetin dhe kontrollin e nje ishulli te tere shqiptar dy biznesmeneve te huaj me lidhje okulte ne Serbi, pavaresisht se cfare pasaporte mbajne?
Po sovranistet e leshit te opozites, qe ngriten stuhi artificiale protestash ne gote per nje kamp te perkohshem refugjatesh afrikane ne Shengjin, si nuk u ngriten dhe nuk iu drejtuan Gjykates Kushtetutes per shkeljen e sovranitetit nga kryeministri per gatishmerine e shprehur publike per dorezimin e ishullit te Sazanit, ishullit me te madh strategjik te Shqiperise? Apo mikut te tyre dhe te Serbise jane gati t’i falin gjysmen e Shqiperise vetem t’u heqe ndonje njolle te paheqeshme mekatesh korrupsioni ne qeverisje?
Te udheheqesit apatride te qeverise dhe te opozites shqiptare sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit nuk vlen nje lek.