Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të frikshëm në Teksas të SHBA-ve.
Sipas mediave të huaja, një betoniere ka dalë nga korsia e saj dhe është përplasur me një autobus shkolle. Një përplasje brutale e cila siç shihet dhe nga pamjet ka ndarë në copa autobusin.
🚨#BREAKING: A Pre-K School Bus Collides with Cement Truck with over three dozen people were Involved, Injuries and Fatalities have been Reported
⁰📌#BastropCounty | #TexasCurrently Numerous law enforcement and emergency crews are currently on the scene in Bastrop County,… pic.twitter.com/0tMZE9fGcm
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 22, 2024
Fatkeqësisht një nga fëmijët që po udhëtonte me mjetin ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën dhe shoferi i një makine që ndodhej pas autobusit të shkollës.
44 fëmijë dhe 11 të rritur ishin duke u kthyer nga një udhëtim në një kopsht zoologjik kur ndodhi aksidenti, i cili ja pas 2 viktima dhe 40 të plagosur, 4 prej tyre ende në gjendje të rëndë kritike.