Katër autorët të cilët rrahën me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin Ramadan Hasani disa ditë më parë në Korçë janë dorëzuar në polici.
Mësohet se ka qenë kontrolli intensiv i uniformave blu në shtëpitë e familjarëve të autorëve që ka shtyrë ata drejt këtij vendimi për tu vetëdorëzuar.
Paraditen e sotme në komisariat janë paraqitur partak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, personat që ushtruan dhunën brutale ndaj Ramadan Hasanit.
Arratia tyre zgjati 3 ditë, dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.
30 vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.